PAKISTAN - Të paktën 57 persona kanë mbetur të vdekur, mes tyre 17 gra dhe 18 fëmijë, si dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Pakistanin jugor.
Përplasja ndodhi në një kryqëzim në rrethin e Sukkur, në provincën Sindth, ku një autobus dhe një kamion u përplasën me njëri-tjetrin.
Autobusi me udhëtarë ishte nisur nga lugina e Swat dhe kishte destinacion drejt Karaçit.
Gjithsesi ende nuk ka dalë një raport hetimor mbi shkaqet përfundimtare të aksidentit.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga spitali i cili thotë se të paktën 3 nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Pakistani është një nga vendet me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve dhe shoferëve të pakujdesshëm.
/Shqiptarja.com