Fabrika që u dogj sot në Kashar është në pronësi të Vullnet Hakës. Kompania e riciklimit ‘Everest’ ushtronte aktivitetin prej disa vitesh, ndërsa në 2016, pronari Haka, që është edhe kryetari i shoqatës së Ricikluesve  loboi për miratimin e ligjit për importin e mbetjeve.

Në kulmin e debatit për importin e mbetjeve, në shtator të vitit 2016 në fabrikën Everest ka qenë edhe kryeministri Rama. Gjatë kësaj vizite kujdesi ishte që çdo gjë të dukej perfekte, ku në pamje duken produktet në varjantin final.

Por në një tjetër kronikë televizive, ku biznesmeni Haka flet për rëndësinë e importit të mbetjeve, duken edhe materialet që riciklohen brenda këtyre magazinave, të cilat çlirojnë edhe erën e rëndë për të cilën janë ankuar vazhdimisht banorët.

Pamjet nga kompania Everest ne 2016

Ora 16:13
Pamjet e fabrikës së riciklimit në Kashar para se të digjej