Pas Kamzës dhe Lushnjës, Kukësi është qyteti i tretë që ka braktisur Sali Berishën në këtë fushatë elektorale.

Përkundër nga çfarë mendohet, edhe pse historikisht Kukësi njihet si bastion i së djathtës, këtë herë Berisha nuk ka mundur të mbledhë më shumë se disa dhjetëra njerëz në sheshin kryesor.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Shqiptarja.com, një grup i vogël personash janë mbledhur për të dëgjuar fjalimin e Berishës i cili sërish ka vijuar me akzuat ndaj kryesocialistit Edi Rama, duke thënë se ky i fundit nuk e do veriun e Shqipërisë.

Berisha gjatë fjalimit para kuksianëve

Kujtojmë se edhe në fjalimet që Berisha ka mbajtur në Kamëz dhe Lushnjë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, është vënë re një numër shumë i vogël njerëzish që kanë ndjekur fjalën e kreut të Rithemelimit.