Pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri gjeti sërish dashurinë. Pas shumë thashethemeve që qarkulluan në media, këngëtarja konfirmoi publikisht romancën e saj me biznesmenin Kreshnik Gjergji.

Pas pushimeve në ishullin grek Mykonos, çifti është parë në aeroportin e Prishtinës, teksa mbanin duart e njëri-tjetrit dhe bisedonin.

Fotoja është shkrepur në aeroportin e Prishtinës dhe duket se tashmë çifti s’e ka problem të shfaqet në publik.

Dafina u shfaq herë pas here me partnerin e saj në rrjete sociale, ku ky i fundit mbeti mister për fansat e këngëtares  derisa ajo vendosi të zbulojë portretin e të dashurit të saj.

Këngëtarja e njohur i dha fund lidhjes disa vjeçare me DJ Geek vetëm pak kohë më parë.