Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një foto nga takimi prej 90 minutash me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Kryeministri shqiptar e cilëson si foton e ditës. Në foto, duken Rama dhe Merkel, të dy me gota në duar duke biseduar.
Ndërkohë që mediat gjermane kanë publikuar edhe disa fotografi të tjera pikante nga delegacioni shqiptar në Gjermani, që kryesohej nga kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë shqiptare nisi turin e lobimit për hapjen e negociatave nga Gjermania.
Berlini së bashku me Parisin janë dy vendet më skeptike për hapjen e negociatave në qershor, ndërsa Shqipëria do të tentojë që t’i bindë deri në minutat e fundit. Merkel deklaroi sot se mbështet Shqipërinë, por duhet të plotësojë edhe disa kushte për ta bindur për vendimin final.
Figura shteti Merkel-Rama.
Përgjigju