Portali i Shkëlzen Berishës është munduar ta pasqyrojë me pikë dhe me presje deklaratën e kreut demokrat Lulzim Basha për dekriminalizimin dhe akuzat në adresë të mazhorancës për inkriminim, por nuk i ka shpëtuar dot një lapsusi që ndoshta mund të jetë dhe peng në ndërgjegje.
Gazetari i portalit është munduar të jetë korrekt me linjën pro opozitare të portalit të Shkëlzenit duke pasqyruar të gjithë deklaratën, por pikërisht këtu ka ndodhur dhe me e bukura.
E ndërsa Lulzim Basha siç e ka bërë tashmë të zakonshme, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, gazetari në vend të Lulzimit ka vënë emrin e Shkëlzenit.
Ndoshta gazetari është ndikuar nga zërat e shumtë që e kërkojnë djalin e ish-kryeministrit në burg për skandalet ku është përfshirë, mjafton të përmendim Gërdecin apo dhe afera te tjera si ajo për CEZ, por gjithsesi dëshira e fshehur për burgosjen e tij nuk na e merrte mendja të vinte edhe nga portali i tij.

Më pas shkrimi është korrigjuar, ndoshta pasi e ka lexuar vetë Shkëlzeni i cili do t'i ketë kërkuar jo pak llogari Çim Pekës se kush nga stafi i portalit i financuar nga vete ai e ëndërron pas hekurave... E imagjinoni dot si do të jetë ndjerë kur ka lexuar emrin e vet si të burgosur?
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com