FOTO/Poster 'Basha ik' në murin
e selisë së PD, rritet pakënaqësia

FOTO/Poster 'Basha ik' në murin<br />e selisë së PD, rritet pakënaqësia
Një poster “Basha ik” është vendosur dje në mbrëmje në murin kryesor, në hyrje të selisë së Partisë Demokratike në Tiranë.  

Nuk dihet se kush janë autorët e këtij veprimi që çon një mesazh të drejtpërdrejt dhe të fortë te kryetari i PD. Militantët janë mjaft të irrituar me këtë humbje dërrmuese të PD e cila ka prekur kufirin e 43 mandateve në Kuvendin e ardhshëm, si asnjëherë më parë në histori. 

[gallery]22833[/gallery]
Përveç simpatizantëve të thjeshtë, rebelim kundër Lulzim Bashës kanë shprehur edhe të larguarit nga PD si Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Endira Bushati, ndërsa nuk mungojnë rezervat edhe nga ata që ende militojnë aty Leonard Olli e Kreshnik Çollaku etj.

Ndërsa ende nuk janë shprehur disa prej figurave të forta në PD si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu apo dhe Astrit Patozi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore