Prishtinë- Një pjesë e çatisë së një ndërtesë në komunën e re të Prishtinës është shembur paraditen e sotme.

Mediat kosovare informon se dyshohet se një vajzë është lënduar rëndë si pasojë e rënies së një pjesë të kulmit të ndërtesës.

Ekipet e emergjencës së Prishtinës janë në vendin e ngjarjes. Rruga është bllokuar nga Policia për qarkullim të automjeteve.