FOTO/ Projektet mbresëlënëse të arkitekturës do të formësojnë botën në vitin 2022

FOTO/ Projektet mbresëlënëse të arkitekturës do të formësojnë botën në vitin 2022

Pandemia e COVID ndaloi shumë aktivitete që njerëzit në çdo anë të globit bënin çdo ditë, por preku shumë pak apo aspak industrinë e ndërtimit. E teksa viti 2022 sapo ka nisur, arkitektët kanë publikuar projektet e tyre sfiduese ndërtesash që do të mrekullojnë e habisin po ashtu.

Sydney Modern Projekt

E vendosur mbi portin e Sidenit, Galeria e Arteve e shekullit të 19-të e Uellsit të Ri Jugor është projektuar si një seri pavionesh me shkallë që imitojnë peizazhin përreth. I quajtur Sydney Modern Projekt, plani prej 250 milion dollarësh përfshinë rinovimin e ndërtesës origjinale dhe krimin e një strukture krejtësisht të re.

Fabrika San Pellegrino, Bergamo, Itali

Në vitin 2017, firma daneze e arkitekturës Bjarke Ingels Group (BIG) fitoi një konkurs projektimi për të rinovuar dhe zgjeruar fabrikën e markës italiane të ujit mineral San Pellegrino. Fabrika, e vendosur midis lumit Brembo dhe San Pellegrino Terme, qyteti italian nga i cili kompania ka marrë emrin e saj, me dizajnin e harkuar bashkëkohor të projektit prej 102 milionë dollarësh ka bërë që të quhet "Fabrika e së Ardhmes". I parashikuar si një fabrikë shishesh dhe si pikë atraktive për vizitorët, dizajni i BIG përfshin elementë të arkitekturës klasike italiane. Një seri harqesh të brendshme krijojnë hapësira me përmasa të ndryshme, ndërsa tregojnë pamje të luginës përreth.

Kulla Qorner, Quito, Ekuador

Ndërtesat e larta të mbuluara me bimë, ose "rrokaqiejt e kopshteve", siç njihen shpesh, janë bërë një pamje gjithnjë e më e zakonshme në Evropë që nga përfundimi i Pyllit Vertikal të Milanos në 2014. Dhe fenomeni vazhdon të fitojë vëmendje në mbarë botën.

Një nga shembujt e fundit, Qorner Tower, do të hapet në kryeqytetin ekuadorian Quito këtë vit. I projektuar nga firma e njëjtë e arkitektit me origjinë izraelite Moshe Safdie, një konfigurim i ngjashëm me kullën Jenga ndihmon në krijimin e tarracave të grumbulluara për pemë dhe bimë në dy anët e kullës. Ndërkohë, fasada me pamje nga veriu do të shfaqë një "mur të gjallë" të madh të populluar me specie bimore vendase.

Ndërtesa e re e parlamentit, Nju Delhi, Indi

Një ndërtesë e re parlamenti qëndron në qendër të planit të firmës së arkitekturës HCP. Me formën e saj trekëndore, ndërtesa do të përmbajë dy dhoma në formë patkoi për Rajya Sabha dhe Lok Sabha, dhomat e sipërme dhe të poshtme të parlamentit respektivisht, dhe një Sallë Kushtetuese të mbushur me dritë për të shfaqur Kushtetutën e shkruar të Indisë.

Fotografiska, Berlin, Gjermani

Tre dekada pasi një grup artistësh 'pushtuan' Kunsthaus Tacheles historike të Berlinit për ta shpëtuar atë nga shembja, ndërtesa po shndërrohet në muzeun e fotografisë Fotografiska. Përgjegjësia për punën delikate të rinovimit iu dorëzua dy firmave të arkitekturës. Herzog & de Meuron, që kanë ka projektuar muzetë si Tate Modern i Londrës dhe M+ i ri i Hong Kongut. Firma berlineze Studio Aisslinger është përgjegjëse për brendësinë e ndërtesës 114-vjeçare, e cila ruan mbishkrimet e viteve 1990 të lëna pas nga ish-banorët e saj. I kompletuar me tre kate hapësirë ​​ekspozite, muzeu do të hapet në vjeshtën e vitit 2022.

Aranya 'Cloud Center', Qinhuangdao, Kinë

Qyteti bregdetar i Qinhuangdao, mbi 150 milje në lindje të Pekinit, është bërë një destinacion për adhuruesit e arkitekturës vitet e fundit. Objekti i saj më e fundit është një qendër kulturore e projektuar nga MAD Architects. Pjesa e jashtme e lëmuar e ndërtesës i jep asaj pamjen e një guraleci me shkëlqim që pasqyron mjedisin e harlisur, ose një "re lundruese buzë detit", siç e përshkroi firma në një njoftim për shtyp. Qendra do të përbëhet nga një hapësirë ​​teatri dhe ekspozite.

Kulla Ikonike, Egjipt

Iconic Tower është një nga 18 rrokaqiejt e planifikuar për Distriktin Qendror të Biznesit të kryeqytetit të ri të Egjiptit me 6.5 milionë banorë, i cili po ndërtohet nga e para më pak se 30 milje në lindje të Kajros.

1263 metra i lartë, rrokaqielli 80-katësh do të shërbejë si qendra vizuale e projektit  dhe do të kurorëzohet ndërtesa më e lartë e Afrikës kur të përfundojë këtë vit. Dizajni u frymëzua nga obeliskët e lashtë faraonikë të Luksorit dhe përmban një kurorë të ndriçuar që synon të "transmetojë një ndjenjë force dhe stabiliteti", sipas Dar Al-Handasah, firma e arkitekturës dhe inxhinierisë së projektit. Kulla do të përdoret kryesisht për zyra private, megjithëse qeveria egjiptiane po zhvendos gjithashtu parlamentin dhe ministritë e vendit në qytetin e ri ambicioz.

Memoriali i Përhershëm i Sandy Hook, Newtown, Shtetet e Bashkuara

Pas planifikimit pesëvjeçar dhe gati 200 paraqitjeve të dizajnit, imazhet e Memorialit të Përhershëm të shumëpritur të Sandy Hook u zbuluan verën e kaluar. I synuar për të kujtuar dhe festuar jetët e humbura në të shtënat vdekjeprurëse në shkollën fillore, vendi në Newtown, Connecticut, do të hapet për publikun këtë dhjetor për të shënuar 10 vjetorin e tragjedisë. I quajtur "The Clearing" nga arkitektët fitues SËA Group, memoriali prej 1.8 hektarësh do t'i udhëheqë vizitorët nëpër pyje dhe livadhe nëpërmjet një rrjeti shtigjesh rrethore.

Qendra Botërore e Tregtisë Yongjia, Wenzhou, Kinë

Në tetë vitet që kur firma holandeze e arkitekturës UNStudio fitoi një konkurs për projektimin e Qendrës Botërore të Tregtisë Yongjia, Kina është bërë gjithnjë e më intolerante ndaj arkitekturës "së çuditshme " në horizontet e saj. Për momentin, megjithatë, vendi vazhdon të jetë një kanavacë për konceptet eksperimentale të dizajnit, në këtë rast, një "lagje e gjelbër në qiell". Frymëzuar nga ideja e objekteve të çmuara që qëndrojnë në një tabaka , kullat janë vendosur në katër parcela të veçanta buzë lumit në qytetin juglindor të Wenzhou, në provincën Zhejiang. Çdo kat i lartë përbëhet nga "korniza" të ndërlidhura që përcaktojnë lagjet e ndryshme vertikale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale