Rikonstruksioni i Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës është drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë pasdite foto nga rikonstruksioni i godinës, ku nënvizon se ndryshimi estetik dhe funksionaliteti i godinës ka pësuar një transformim rrënjësor.
“Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale”, ka shkruar Rama.