FOTO/ Rama pas vizitës në
Bruksel: Negociatat do çelen

FOTO/ Rama pas vizitës në<br />Bruksel: Negociatat do çelen
TIRANE - "Ky është një proces pa kthim dhe Shqipëria do t’i çelë negociatat". Kështu deklaron kryeministri Rama pas kthimit nga Brukseli, ku zhvilloi takime me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini, Komisionerin Hahn, si edhe me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

Në faqen e tij në "Facebook", kryeministri ka publikuar një fotoalbum nga takimet e tij në Bruksel, ku shkruan: "Eshtë shumë e qartë që jo vetëm Vettingu, por e gjithë paketa e implementimit të reformës në drejtësi është vetë procesi i negociatave."

"Dje në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE Federica Mogherini, Komisionerin Hahn si edhe me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE në takimin e Miqve të Shqipërisë, një nismë e inicuar nga Austria dhe Italia për të mbështetur rekomandimin e Komisionit në takimin e dhjetorit të Këshillit Europian bazuar në reformat dhe progresin e spikatur të vendit në të gjitha fushat. Është shumë e qartë që jo vetëm Vettingu, por e gjithë paketa e implementimit të reformës në drejtësi është vetë procesi i negociatave. Ky është një proces që tanimë është pa kthim dhe Shqipëria do t’i çelë negociatat."- shkruan Rama. 

[gallery]19660[/gallery]

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh