Respektimi i historisë është një nevojë për çdo vend të qytetëruar. Në prag të 5 majit, ditës së Dëshmorëve, Bashkia e Tiranës ka rehabilituar Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.
Pas rilevimit gjeodezik e topografik, Bashkia e Tiranës nisi punën për meremetimin e murit mbajtës te parcelat e Varrezave të Dëshmorëve ku ka pasur rrëshqitje e shembje nga sezoni i shirave, duke normalizuar situatën.
Gjithashtu është punuar edhe për kurimin e bimësisë dhe të dekoracionit duke zbukuruar shtëpinë e përjetshme të atyre që dhanë jetën për Shqipërinë!
Varrezat e Dëshmorëve janë të përfshira në Protokollin e Shtetit si vend ku kryhen nderime dhe organizohen ceremonitë zyrtare.