FOTO/ Roberto Fico, President i Parlamentit Italian 10 ditë si turist i thjeshtë në Shqipëri! Në radhë në Portin e Durrësit si një qytetar i çfarëdoshëm

FOTO/ Roberto Fico, President i Parlamentit Italian 10 ditë si turist i thjeshtë në Shqipëri! Në radhë në Portin e Durrësit si një qytetar i çfarëdoshëm

President i Parlamentit italian, Roberto Fico në radhë në Portin e Durrësit

Ky zotëri, që shihni në këmbë në portin e Durrësit, afër një autoveture të vogël, në pritje  për t'u nisur për në Bari me tragetin "Adria", është Roberto Fico, president i Parlamentit italian, posti i tretë më i rëndësishëm institucional i vendit fqinj. Roberto Fico mbërriti në Shqipëri 10 ditë më parë për të kaluar këtu një periudhë pushimesh me bashkëshorten dhe një mikeshë të familjes. Asnjë media nuk është informuar, asnjë gazetar nuk e ka ndjekur. Fico, përfaqësues i Lëvizjes 5 yjet (5 Stelle), mbërriti në Shqipëri pa eskortë dhe pa eskortë u kthye në Itali.

Asnjë protokoll, asnjë kërkesë për asistencë konsullore. Sot Roberto Fico qëndroi 2 orë në pritje në radhë në portin e Durrësit bashkë me qindra turistë të tjerë dhe vetëm pak vetë e njohën, përfshi dhe një lexues të Shqiptarja.com që bëri këtë foto. 

Me 25 shtator të këtij viti në Itali, do të votohet për të zgjedhur parlamentin e ri dhe me siguri Roberto Fico do të lerë detyrën e tij si President i Parlamentit. Por modestia dhe thjeshtësia që tregon në këtë udhëtim shqiptar, do të duhej të shërbente si shembull jo vetëm për shumë politikanë (apo analistet) shqiptarë, por edhe për pushtetarët italianë që do të marrin vendin e tij.

Roberto Fico në radhë në Portin e Durrësit

 

 

President i Parlamentit italian, Roberto Fico

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Julia: 26/08/2022 13:12

    Per mendimin tim ka ardhur per spiunazh turistik

    Përgjigju
  • Andi: 26/08/2022 12:47

    Drejtues i nje vendi me kulture mbi 2000 vjecare. Cfare prisni tjeter!

    Përgjigju
  • Albanezi: 26/08/2022 12:44

    ROBERTO SHIKOJE PAK GJENDEJEN E MJERUESHME TE UDHETIMIT ME TRAGET. SE SI NE ALBANEZET UDHETOJME DREJT ITALIS E SHQIPËRIS. E MOS I LË MË KTO TRAGETE TË ANKOROHEN NË MJË PORT EUROPIAN PA MBUSHUR STANDARTET.....

    Përgjigju
  • Kultura: 26/08/2022 12:02

    Italianët jane disa miliardere dhe pronar kompanish dhe në pune shkojnë në Fiat edhe pse kane 2/3 Ferrari në garazhe! Italiant jane plot kulture dhe humanistët me te medhenj në glob, kemi fat që jemi fqinj detarë me Italinë dhe duket kultura italiane kudo edhe në shqiperi që nga veshja ushqim dhe kafeja paparë që bën Italia ! Italia meriton të jetë vendi me i pasur në BE dhe Europë por do ti vije dita që të kete lek dhe ekonomi lumë në Itali si në vitet 80’ ! Grazie Italia

    Përgjigju
    • Ali Qopeku: 26/08/2022 12:50

      Te behet mesim per keta ufot tane Dhijaristani qe e bene te vdekur Rinasin, edhe nga dy fluturime ne dite ndonjehere fiks per guinness babezie

  • Thjeshtësia: 26/08/2022 11:14

    Zbatimi i ligjit,korrektësia dhe thjeshtësia janë cilësi që duhet të zotërojë çdo njeri,veçanërisht politikanët. Në Shqipëri njerëzit të thheshtë dhe politikanët që zgjedhin,zotërojnë cilësi të kundërta me këto më sipër,ndaj jemi në këtë gjendje ne.

    Përgjigju
  • mane: 26/08/2022 10:44

    thjeshtesia dhe perulesia jane virtytet me te larta te nje njeriu. shiko makinen qe ka- nuk kishte mundesi Fico te merrte makinen zyrtare? keta tanet makinen e shtetit e kane si private- pastaj nuk ndodh qe keta tanet te udhetojne me traget- por dhe nese nisen me pushime dhe ju duhet makina per te levizur- ose udhetojne me avion dhe makina ju shkon me traget ose marrin makina me qira.

    Përgjigju
  • vlora1: 26/08/2022 10:23

    Te vesh duart ne koke.Qeveritaret tane me origjine fshatar dikur te keputur sot zengjine nuk zbresin nga makina po nuk u hapi deren shoqeruesi,kail te lagen nga shiu dhe nuk pranojne te mbajne cader ne dore,po nuk ua mbajti shoqeruesi.Shikoini kur dalin ne podium,fletet e fjalimit i mban shoqeruesi.Keto mostra jo ti votosh po tu hedhesh peshtymen ne fytyre

    Përgjigju
  • Ca bohet: 26/08/2022 10:04

    Ta mbanin 1 or kontroll automjeti, si mbajn italjanet njerzit e thjesht kur zbresin ne Itali.

    Përgjigju
  • Taljani: 26/08/2022 07:42

    Brezi i Ficos erdhi me bicikleta ne parlament per te tregu thjeshtesine qe duhet te kete nje deputet dhe me ate thjeshtesi e shkunden fort kasten e vjeter por prape se prape nuk arriten qe te ndryshonin gje ngaqe rrenjet e se keqes jane shume te thella aty ku ka mbi 2mije vjet shtet.

    Përgjigju
    • Tironsi: 26/08/2022 12:53

      RRËNJËT E SË KEQES VIJNË NGA DY SIÇILIT..... KU MBIZOTËRON KORUPSIONI, INJORANCA,MAFIA...

  • Tigri: 25/08/2022 18:40

    Te marrin shembull dhe politikanet tane qe nuk rrine dot pa shpura...

    Përgjigju
  • redi: 25/08/2022 18:33

    Roberto Fici me thjeshtesine e tij tregon figuren e arij politikani qe kerkon cdo shiqeri demokratike dhe normale . Shembull per pashallaret tane . Mos harrojme se eshte figura e dyte dhe jo e trete e nje shteti shume me te nadh se ne sic eshte Italia mike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër