TIRANË- Njëjtë si në mitingun hapës të fushatës në Tiranë edhe në mbyllje të saj, qytetarët e braktisën koalicionin Berisha-Meta. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com me dron, në miting morën pjesë një numër i vogël mbështetësish nga të dyja forcat politike.

Ajo që binte në sy, ishte një skenë shumë e shtrenjtë me ekrane gjigande që kushtojnë mijëra euro. Po ashtu, ndriçimi është hollivudian, sikur në skenë të kishte ardhur ndonjë artist i përmasave botërore.

Por pavarësisht të gjithë këtyre shpenzimeve kolosale me para të cilave nuk iu dihet burimi, pamjet nga droni tregojnë se Tirana i ka braktisur në sheshin ‘Nene Tereza”

Po ashtu, edhe teksa Berisha mbante fjalim, qytetarët nuk pritën deri në fund të fjalës së kreut të Rithemelimit, por u larguan duke e braktisur për herë të dytë atë.

Të tilla takime elektorale me braktisje masive të qytetarëve, koalicioni i Berishës edhe Metës ka pasur edhe në qytete të tjera të vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:21
VIDEO/ Ende pa mbaruar fjalimin Berisha, qytetarët largohen nga mitingu

 

Ende pa mbaruara fjalimin qytetarët e paktë të grumbulluar në mitingun e Sali Berishës e Ilir Metës në Tiranë janë larguar. Siç shihet në videon e siguruar nga Report Tv, njerëzit janë parë duke ikur me turma, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Berishës teksa mban fjalimin.

Ora 20:50
Berisha moderon në mitingun përmbyllës në Tiranë: Edi Rama mbaje mend se rryma e fitores do të marrë para

Sali Berisha ka zgjedhur që të moderojë në mitingun përmbyllës në Tiranë, duke mos ju përmbajtur një fjalimi konkret. Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatët e ‘Primareve’ me 14 maj.

‘Mesazhi im sonte është për të gjithë shqiptarët pa parti. Hidhni mënjanë indiferencën. Ajo është fatale për ju dhe Shqipërinë. 10 vite dimër, 10 vite ngricë, 10 vite largim masiv i shqiptarëve, 10 vite varfëri, asnjë nuk duhet të qëndrojë indiference.

Këtu para jush do i them Edi Ramës: mbaje mend se mund të vjedhësh ndonjë votë në lumin që rrjedh, por lumin nuk e vjedh dot. Rryma e fitores do të marrë përpara, do të çojë atje ku e meriton. Edi Rama, hiq dorë se populli është në këmbë se shqiptarët sot janë më krenarë se kurrë, janë më të vendosur se kurrë të mbrojnë liritë e tyre.’- tha Berisha.

Ora 18:37
FOTO/ Dështon mitingu i Berishës në Elbasan, çon militantë nga Tirana dhe Durrësi me furgonë

Dështon mitingu i Sali Berishës në qytetin e Elbasanit. Edhe pse kishte paralajmëruar miting madhështor në Elbasan në orën 17:30,  numri i pjesëmarrësve ishte tepër i pakët. Kjo ka bërë që të shtyhet orari. Në panik nga kjo pjesëmarrje tepër e ulët e mbështetësve, me urgjencë organizuesit kanë thirrur militantë nga Tirana, Kamza dhe Durrësi që janë nisur me shpejtësi drejt Elbasanit.

Sikurse mund të shihni dhe nga këto foto, të siguruara këtë pasdite, rrugët janë mbushur me furgonë që vijnë nga kryeqyteti dhe Durrësi.