FOTO/ Shikoni si është transformuar pajisja pagers mini-celular (biper) pas shpërthimit të telekomanduar
Moment nga një prej shpërthimeve dhe pajisja biper e shkatërruar

Moment nga një prej shpërthimeve dhe pajisja biper e shkatërruar
Liban- Kjo është një nga pajisjet mini-celular biper (pagers) pas shpërthimit të telekomanduar të organizuar që preku mijëra anëtarë të Hezbollah në Liban ditën e djeshme (17 Shtator), të cilët ishin pajisur nga liderët e tyre për komunikim të brendshëm, që t’i ruheshin spiunazhit izraelit Mossad.
E shkatërruar plotësisht nga forca e eksplozivit, e aktivizuar vetëm me një buton. Siç shihet edhe në foto, e copëtuar tërësisht.
Por duket se inteligjenca izraelite e ka gjetur “çelësin” pikërisht tek këto pajisje. Ka qenë në kontakt me njerëz të infiltruar brenda Hezbollah, ka siguruar informacionin e porosisë për gati 10 mijë pajisje dhe në momentin e prodhimit nga kompania tajvaneze “Golden Apollo”, e cila thotë se autorizimin ia kishte dhënë një kompanie në Europë, ka montuar edhe eksplozivin në sasi të vogla (dyshohet për C4).
Askush nuk ka dyshuar, edhe pse sipas informacioneve më herët një nga krerët e Hezbollah ka dhënë urdhër që të hiqeshin nga qarkullimi. Dhe pasojat janë këto. Kështu janë kthyer të gjithë pagers pas eksplodimit me telekomandë. Bilanci deri tani 9-18 të vrarë (shifra ende jo zyrtare), 3-4 mijë të plagosur, 200 prej tyre më rëndë, teksa për të paktën 500 raportohet se kanë humbur shikimin.

Pajisja e shkatërruar pagers (mini-celular biper), pas shpërthimit
Lajmi kryesor:
Shpërthimi i mijëra 'biper' të grupit Hezbollah në Liban, u prodhuan në Budapest! Libani konfirmon 12 viktima dhe rreth 2800 të plagosur, 500 anëtarë humbin shikimin
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
12.2%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1122
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Mama jam e lodhur’/ Sulmet e Izraelit në Gaza lënë pas një kalvar traumash tek fëmijët palestinezë, rrëfimi prekës i një 8-vjeçareje
21 Mars, 16:34
-
Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme! Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
21 Mars, 16:16
-
Pas sulmeve ajrore, Izraeli nis një operacion të ri tokësor në Gaza
20 Mars, 07:42
-
‘Bixhozi’ i fundit i Netanyahut, rifilloi luftën në Gaza për të shpëtuar karrierën e tij
19 Mars, 16:59
-
Netayahu: Sulmet në Gazë që vranë qindra persona janë “vetëm fillimi”
18 Mars, 21:07
-
Dështojnë negociatat për armëpushimin/ Izraeli sulme masive në Gaza, 413 viktima, mes tyre edhe fëmijë! SHBA: Hamasi nuk liroi pengjet, zgjodhi luftën (FOTO + VIDEO)
18 Mars, 07:01
-
Izraeli dhe Hamasi do të rinisin negociatat mes tyre për fazën e dytë të armëpushimit
17 Mars, 15:28
-
SHBA heton protestat e studentëve në Columbia për luftën në Gaza/ Departament i Drejtësisë: Shkelje të ligjeve të terrorizmit
14 Mars, 22:21
-
Trump nuk heq dorë nga plani për Gazën, SHBA dhe Izraeli me ‘sytë’ nga Afrika për të zhvendosur palestinezët
14 Mars, 12:05
-
‘BE 922 milionë euro investime për reformat në Shqipëri’/ Balla prezanton dy marrëveshje tek ‘Ligjet’: Po finalizojmë dhe marrëveshjen e sigurisë me Izraelin
11 Mars, 11:23
-
Lufta në Rripin e Gazës/ I dërguari amerikan për pengjet e cilëson si të dobishëm takimin me Hamasin
10 Mars, 15:40
-
BE mbështet planin egjiptian për Gazën
8 Mars, 17:21