FOTO/ Shikoni si është transformuar pajisja pagers mini-celular (biper) pas shpërthimit të telekomanduar
Moment nga një prej shpërthimeve dhe pajisja biper e shkatërruar
Moment nga një prej shpërthimeve dhe pajisja biper e shkatërruar
Liban- Kjo është një nga pajisjet mini-celular biper (pagers) pas shpërthimit të telekomanduar të organizuar që preku mijëra anëtarë të Hezbollah në Liban ditën e djeshme (17 Shtator), të cilët ishin pajisur nga liderët e tyre për komunikim të brendshëm, që t’i ruheshin spiunazhit izraelit Mossad.
E shkatërruar plotësisht nga forca e eksplozivit, e aktivizuar vetëm me një buton. Siç shihet edhe në foto, e copëtuar tërësisht.
Por duket se inteligjenca izraelite e ka gjetur “çelësin” pikërisht tek këto pajisje. Ka qenë në kontakt me njerëz të infiltruar brenda Hezbollah, ka siguruar informacionin e porosisë për gati 10 mijë pajisje dhe në momentin e prodhimit nga kompania tajvaneze “Golden Apollo”, e cila thotë se autorizimin ia kishte dhënë një kompanie në Europë, ka montuar edhe eksplozivin në sasi të vogla (dyshohet për C4).
Askush nuk ka dyshuar, edhe pse sipas informacioneve më herët një nga krerët e Hezbollah ka dhënë urdhër që të hiqeshin nga qarkullimi. Dhe pasojat janë këto. Kështu janë kthyer të gjithë pagers pas eksplodimit me telekomandë. Bilanci deri tani 9-18 të vrarë (shifra ende jo zyrtare), 3-4 mijë të plagosur, 200 prej tyre më rëndë, teksa për të paktën 500 raportohet se kanë humbur shikimin.
Pajisja e shkatërruar pagers (mini-celular biper), pas shpërthimit
Lajmi kryesor:
Shpërthimi i mijëra 'biper' të grupit Hezbollah në Liban, u prodhuan në Budapest! 18 viktima dhe rreth 4000 të plagosur, 500 anëtarë humbin shikimin
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?
-
Po
45.1%
-
Jo
48.9%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 807
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulmi ndaj Hezbollah/ Në fillim ra një sinjal për 10 sekonda, pastaj u dëgjua shpërthimi! Kështu u aktivizuan mijëra bipera, ambasadori iranian humbet shikimin
18 Shtator, 10:45
-
Sulmi ndaj Hezbollah/ Kompania tajvaneze ‘Gold Apollo’: Marka e pajisjeve e jona, por u prodhuan në Budapest nga firma 'BAC Consulting'! (FOTOT)
18 Shtator, 08:10
-
Shpërthimi i mijëra 'biper' të grupit Hezbollah në Liban, u prodhuan në Budapest! 18 viktima dhe rreth 4000 të plagosur, 500 anëtarë humbin shikimin
18 Shtator, 07:33
-
Izraeli: Qëllimet tona të luftës tani përfshijnë ndalimin e sulmeve të Hezbollahut
17 Shtator, 22:04
-
VIDEO/ Liban, shpërthejnë njëkohësisht mijëra celularë të grupit Hezbollah, 15 të vdekur, rreth 3000 të plagosur! Ishin të mbushur me eksploziv! Beiruti akuzon Izraelin
17 Shtator, 17:07
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken sërish në Egjipt, bisedime për arritjen e një armëpushimi
17 Shtator, 07:50
-
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë takon udhëheqësit izraelitë për të ulur tensionet me Libanin
16 Shtator, 20:20
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Hezbollahu: Izraeli mund të mposhtet vetëm me rezistencë
16 Shtator, 12:57
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Ushtria izraelite: Dhjetë muaj më parë ne vramë gabimisht tre pengje
15 Shtator, 22:43
-
Në Izrael 'ziejnë' protestat, Netanyahu urdhëron dhe sulmin e Libanit! Bombardime të tjera në Nuseirat, 3 të vrarë, Jemeni përgjigjet me raketë
15 Shtator, 08:07
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraelitët bastisin qytetin Khan Yunis, media: 10 të vdekur
14 Shtator, 14:22
-
Veliaj dhe Presidenti i Izraelit, në Memorialin e Holokaustit në Tiranë! Herzog: Sot vala e urrejtjes është kthyer sërish kundër hebrenjve! Vendi juaj na dëshmon se paqja është e mundur
12 Shtator, 18:48