Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se synon të ndërpresë deri në fund të vitit ndihmën ushtarake prej afro 4 miliardë dollarësh në vit për Izraelin, duke e lidhur vendimin me kritikat e demokratëve gjatë fushatës zgjedhore.

Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kishte thënë se Izraeli nuk kishte nevojë për këtë ndihmë.

“Pse duhet të durojmë sulmet e njerëzve të çmendur si Abdul El-Sayed, kur ata nuk kanë nevojë për ndihmën?”, u shpreh ai, duke iu referuar kandidatit demokrat për Senatin në Miçigan.

Sipas CNN, çështja e ndihmës për Izraelin është kthyer në temë kryesore të kësaj gare, ndërsa Trump la të kuptohej se ndërprerja e saj synon t'u heqë demokratëve një argument politik.

Presidenti tha se Izraeli mund të vazhdojë të blejë vetë pajisje ushtarake amerikane dhe se kursimet do të përdoren për të synuar balancimin e buxhetit federal. Megjithatë, vendimet për ndarjen e fondeve publike i takojnë Kongresit, jo presidentit.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Më të rëndësishmet në historinë tonë! Presidenti shpall fitoren e republikanëve në Guam: Shpresoj të jetë një sinjal i mirë