FOTO/ Si është jeta e një aktoreje
pornografike jashtë sheshxhirimit

FOTO/ Si është jeta e një aktoreje<br />pornografike jashtë sheshxhirimit
Nga ushtrimet në palestër dhe shëtitjet me qenin, këto imazhe bardhë e zi tregojnë jetën e përditshme të një aktoreje pornografike kur nuk është duke xhiruar. Fotografja Katia Repina e takoi për herë të parë aktoren 23-vjeçare, Martën, në setin e një filmi për të rritur, në një fshat në rrethinat e Barcelonës tre vite më parë.

Repina e nisi projektin me idenë se do të trajtonte në përgjithësi jetën e të gjithë aktorëve në set, por pasi u prezantua me natyrën e sinqertë dhe të hapur të Martës, u miqësua me këtë të fundit dhe e fokusoi punën tek ajo.

Albumi fotografik me titull “Më quaj Marta”, ka kapur momente të përditshmërisë së Martës, në aspektin personal dhe atë profesional gjatë dy viteve.
 
“Ky projekt nuk ka lidhje me seksin”, tha Repina për MailOnline. “Ka të bëjë me njeriun, personin pas punës. Është një punë si gjithë të tjerat. Kjo ka të bëjë për këtë person, për këtë vajzë në veçanti.”
 
Ndërsa shpjegonte projektin e saj, fotografja tha se Marta ndihej më rehat gjatë xhirimeve, e kundërta ndodhi kur duhej të prezantonte jetën e saj private. Ajo shtoi se aktorja nuk vjen nga familje të shkatërruara, me një baba të alkoolizuar, siç mund të mendohet.

Prindërit e Martës e patën të vështirë ta pranojnë profesioni e vajzës së tyre dhe nuk i folën për rreth një muaj, derisa i thanë: “Ne nuk na pëlqen puna jote, nuk e pranojmë, por të duam sidoqoftë.

Marta është marrë fillimisht me fitnes. Vendosi t’i hyjë kësaj rruge për rreth një vit, sa t’i siguronte vetes disa të ardhura…por ‘aktoret nuk paguhen si më parë’, prandaj dhe ajo vendosi të vazhdojë më gjatë në këtë industri. Marta nuk u detyrua nga rrethanat për të ndjekur këtë rrugë. Ajo mendoi: "Më pëlqen seksi, po e provoj njëherë.

Tashmë 23-vjeçarja ka tre vjet në këtë profesion dhe është e lidhur me një djalë. Ky i fundit e pati të vështirë të mësohet me profesionin e të dashurës së tij, por sidoqoftë e ka pranuar këtë fakt.

Marta shpjegoi se bota e pornografisë është shumë më ndryshe nga sa kishte imagjinuar. "Duhet të ndaj pornografinë nga jeta personale, sepse mund të jem shumë agresive gjatë xhirimeve...por në jetën personale, jam vetvetja, jam e butë, nuk jam komanduese'
FOTO
marta
marta
FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit