FOTO/ Sylvinho e ftoi në Kombëtare, Brajan Gruda refuzon Shqipërinë! Nis stërvitjen te Gjermania për Euro 2024

FOTO/ Sylvinho e ftoi në Kombëtare, Brajan Gruda refuzon Shqipërinë! Nis stërvitjen te Gjermania për Euro 2024

Brajan Gruda stërvitet te Gjermania

Talenti shqiptar i Mainz në Bundesligë, Brajan Gruda ka zgjedhur të jetë pjesë e kombëtares së Gjermanisë, duke refuzuar Shqipërinë. Trajneri Julian Nagelsmann e ka ftuar 19-vjeçarin te Panzerat dhe ky i fundit ka vijuar të stërvitet me gjermanët, vend organizator i Europianit të futbollit 2024.

Edhe pse Sylvinho e kishte në plane dhe ndaj tij kishte një ftesë për të veshur fanellën kuqezi, djaloshi i lindur në Speyer të Gjermanisë ka vendosur të mos ndjekë 'gjakun'. Sylvinho udhëtoi edhe në Gjermani për ta ndjekur nga pranë futbollistin dhe folur me të, por duket se mundi ka shkuar kot.

Me vlerë 20 milionë euro në treg, Gruda sezonin e fundit luajti 29 ndeshje dhe shënoi katër gola në Bundesligë. 19-vjeçari ka nisur stërvitjen me ekipin A të Gjermanisë dhe pret që të jetë mes 26 emrave që Nagelsmann do u besojë për në finalet e Euro 2024, event që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani.

Javë më parë u raportua se Liverpool ishte i gatshëm të ofronte 20 milionë euro për Mainz për të bërë të vetin talentin shqiptar. Ndërkohë komplimete për të ka edhe nga trajneri Julian Nagelsmann.

“Gruda është një lojtar mjaft i mirë, shumë kreativ në treçerekun e fushës dhe ka një të majtë shumë të mirë. Ekziston një shans, nuk i dihet kurrë çfarë do të ndodhë. Fakti që ata u grumbulluan, është një shenjë e vogël”, tha Nagelsman para gazetarëve.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 30/05/2024 13:54

    Fundin e Jonuzaj do te kete...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

BE qorton Orbanin për 'misionin e paqes' në Ukrainë

BE qorton Orbanin për 'misionin e paqes' në Ukrainë