FOTO/Takimi i Ramës me shqiptarët 
e Preshevës në prani edhe të Vuçiç

FOTO/Takimi i Ramës me shqiptarët <br />e Preshevës në prani edhe të Vuçiç
Takimi i kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, është zhvilluar në prani të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç.
 
Në një foto të publikuar në rrjetin social Twitter nga vetë kryeministri Rama, krahas politikanëve shqiptarë, bie në sy edhe kreu i qeverisë serbe.
 
Rama ka shkruar në Twitter se në këtë takim janë shkëmbyer pikëpamje mes shqiptarëve dhe Vuçiç për të vijuar bashkëpunimin me projekte.
 
"Një shkëmbim i hapur po miqësor pikëpamjesh mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe km Vuçiç! Angazhime konkrete për të vazhduar përpara", shkruan Rama në Twitter. 

rama vucic
(Rama dhe Vuçiç me shqiptarë të Luginës së Preshevës)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit