TIRANË-Prej më shumë se një ore kreu i qeverisë Rama dhe kryedemokrati Basha vijojnë takimin në Presidencë me Presidentin Nishani.
 
Por çfarë po ndodh me protestuesit në çadrën e opozitës? A do të jetë rezultati i këtij takimi fundi i protestës 75-ditore?
 
Protestuesit përballë projektorit kanë ndjekur me vëmendje fillimin e takimit, ndërsa aktualisht vijojnë të qëndrojnë në pritje të hapjes së dyerve të Presidencës nga e cila do të dalin liderët me një deklaratë të mundshme që njofton rrugën që do marrë opozita dhe vendi në ditët e ardhshme.

[gallery]22076[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com