Është vetëm 12 vjeç, por po shijon një përvojë që do i ndikojë në të ardhmen. Bruno Qëndro, talenti shqiptar nga Saranda tanimë është pjesë e Akademisë së Manchester Cityt në Angli.
Për shkak të cilësisë që ka në këmbë, Qëndro është përzgjedhur për të qenë pjesë e "Qytetarëve" dhe tanimë ka nisur stërvitjen në një prej klubeve më të arrira në botë.
Ai shihet që ka pozuar me emra si Phil Foden dhe Erling Haaland. Pritet që djaloshi të ndiqet me interes edhe nga trajnerët e moshave në Kombëtare, duke qenë se ka kaluar një nga provimet më të vështira duke qenë pjesë e Cityt.
Kujtojmë se Man. City do asistojë edhe në Shqipëri duke qenë pjesë e "Durrah Football Academy" që nis punë prej shtatorit të këtij viti më qytetin bregdetar.