Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka performuar në festivalin e përvitshëm 'Jingle Bell Ball', në arenën e madhe të O2, Londër. Vëmendjen më të madhe e mori veshja e saj.
Rita performoi me një veshje me fije xixash, ku format e saj trupore duken mjaft në formë.
Festivali u zhvillua përgjatë dy netëve të fundjavës në Londër dhe këngëtarja shqiptare performoi edhe hitin e famshëm Relight my Fire së bashku me grupin Take That.
Rita Ora gjatë performancës
Komento