Foto të rralla, ja si dukej
Shqipëria në vitin 1929

Foto të rralla, ja si dukej<br />Shqipëria në vitin 1929
Këto fotografi që datojnë në vitin 1929 janë realizuar nga Hugo Bernacikut i cili qëndroi për disa muaj në Shqipëri. Më pas këto fotografi janë mbledhur nga studiuesi albanologu, historiani Robert Elsie.
 
Në këto fotografi do të shikoni pamje të rralla nga Shkodra, Kosova, Shijon Elbasan, Tirana, Kruja, shtëpia e familjes Toptani, Kurbin,  burrat duke pirë kafe turke, Malin e Taraboshit, parkun e  Divjakës etj.
 
“Etnologu, fotografi dhe udhëpërshkruesi austriak, Hugo Adolf Bernacik (1897-1953), lindi në Vjenë, bir i juristit Edmund Bernacik (1854-1919). Kontaktet e para me shqiptarët i pati që para Luftës së Parë Botërore në Stamboll, ku njohu djemtë e rojeve të sulltanit. Hugo Bernaciku shkoi në Shqipëri për herë të pare në vitin 1914 gjatë pushtetit të shkurtër të Princ Vidit (Ëilhelm zu Ëied, 1876-1945). Në vitin 1915, kur ndodhej përsëri në Shqipëri, shërbeu vullnetar në ushtrinë austro-hungareze me një njësi artilerie.

[gallery]22144[/gallery]

Në vijim të një qëndrimit në deltën e lumit Danub në Rumani ku shkoi për zogjtë, Hugo Bernaciku erdhi përsëri në Shqipëri ku qëndroi nga 24 prilli deri me 6 korrik 1929. Të dhënat bazë mbi kushtet e jetës së vendit Bernaciku i mori nga gjeologu gjerman Ernst Novak (Ernst Noëack, 1891-1946), i cili e këshilloi që të kontaktonte të dërguarin gjerman në Tiranë, Franc fon Shajger (Franc von Scheiger, 1891-1960). Bernaciku ishte në kontakt gjithashtu edhe me çifligarin shqiptar Ago Agaj (1897-1994), me të cilin doli për gjueti zogjsh në Myzeqe. I pajisur me një çadër, një kajak dhe një aparat fotografik, Bernaciku kaloi plot dy muaj në Shqipëri. Rezultati i udhëtimit të tij ishin dy libra: Riesenpelikane und ihre Kinder (Pelikanët e mëdhenj dhe fëmijët e tyre), Vjenë 1930, një album i vogël dhe tani i harruar për pelikanët e kënetës së Maliqit; dhe Europas vergessenes Land (Shteti i harruar i Evropës), Vjenë 1930, i cili doli në tirazhin e katërt të zgjeruar me titullin Albanien: das Land der Schkipetaren (Shqipëria: vendi i shqiptarëve), Vjenë 1939. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë prej këtij vëllimi të fundit” - shkruan Robert Elsie. 


Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar