KUKES-Tifozët e ekipit verior të Kukësit, i kanë bërë “pritë” lojtarëve, tek tuneli i kalimashit. Ata kanë dalë të presin skuadrën e qytetit të tyre, e cila rikthehet në qytet pas një fitoreje mjaft të vlefshme, që realizoi me ekipin e Korabit, ku fitoi me rezultatin 1-3.
 
Ditën e shtunë ekipi i Kukësit do të luajë me ekipin e Skendërbeut, ndeshje vendimtare për të dyja skuadrat, që luftojnë për kreun e superligës.
 
Skuadra e Kukësit ndodhet në vend të parë me 72 pikë, ndërsa nga pas e ndjek skuadra e Skenderbeut me 71 pikë.
 
Siç shikohet dhe nga fotot e siguruara nga Shqiptarja.com tifozët dhe lojtaret e ekipit të Kukësit kanë festuar me njëri-tjetrin. Lojtarët i kanë premtuar tifozëve që do të kthehen me titullin kampion në qytetin e tyre.
 
Të shtunën luhen ndeshjet për javën e 35 të kampionatit shqiptar, që janë dhe ndeshjet e parafundit për këtë sezon futbollistik.

[gallery]22323[/gallery]
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com