FOTO/ Tifozët e Spartës së Pragës shfaqën Kosovën si Serbi në stadium, sulmuesi i tyre reagon me shqiponjën dykrenore

FOTO/ Tifozët e Spartës së Pragës shfaqën Kosovën si Serbi në stadium, sulmuesi i tyre reagon me shqiponjën dykrenore

Sparta e Pragës luajti dje kundër Banik Ostravës, sfidë që e humbi me rezultatin 1 me 3. Tifozët e Spartës në një moment gjatë ndeshjes hapën mesazh në mbështetje të Veljko Birmançeviç, lojtar i tyre. “Mbështetje për Birmën”, tregohej ndërsa gjithçka ishte në rregull deri këtu.

Çfarë është sërish problem në stadiumet e Çekisë janë flamujt, që tregojnë Kosovën si Serbi. Dhe në mesazhin për Birmançeviç, tifozët e Spartës së Pragës i kishin të pranishëm.

Kujtojmë ndërkohë se te Sparta luajnë katër lojtarë shqiptare, bëhet fjalë për Ermal Krasniqin, Qazim Laçin, Indrit Tucin dhe Albion Rrahmanin.

Ky i fundit, i afruar në verë, ka ripostuar në rrjetet sociale një mesazh të “Dardanëve” në ndeshjen Kosovë – Qipro. “Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë”, shkruhej në të ndërsa shoqërohej me hartën e Kosovës dhe shqiponjën dykrenore.

Një reagim ky pas asaj që treguan në stadium tifozët e Spartës së Pragës në Çeki.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen