Eros Grezda është përforcimi i madh i Partizanit edhe pse ende konfirmimi zyrtar nuk ka ardhur. Futbollisti i kombëtares është bashkuar sot ke skuadrën kampione teksa ka kryer edhe seancën e parë stërvitore, ndërsa nga çasti në çast pritet të zyrtarizohet nga klubi.
Nuk dihen ende detajet e kontratës, por ky është një përforcim i madh në prag të turit të parë për eliminatoret e Champions League.
Grezda është një njohje e vjetër e trajnerit Zekic, ndërsa të kuqtë kanë tentuar edhe Odise Roshin, por për "shigjetën" ka qenë e pamundur. Për këtë arsye Partizani po interesohet për emra të tjerë të mëdhenj.