Foto është shkëputur gjatë derbit të Ruhrit fundjavën që kaloi, takim i cili përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1.
Qendërmbrojtësi i Dortmund, Marc Bartra ka habitur të gjithë me anë të një publikimi në Twitter pasi kërkonte të identifikonte "tifozen e çmendur" për t'i bërë një dhuratë.
Premtimi i Bartras ishte se do t'i jepte tifozes bluzën.
E identifikojnë tifozët
Me ndihmën e tifozëve verdhezinj është identifikuar edhe "tifozja e çmendur". Ajo quhet Steff dhe ndodhej në stadium së bashku me bashkëshortin. Ky i fundit ishte tifoz me skuadrën e Schalke 04, rivalët e përjetshëm të Dortmund.
“Faleminderit të gjithëve, fansave dhe medias! Ne e kemi gjetur tifozen tonë të guximshme. Premtimi është premtim, shihemi së shpejti Steffi!”, ka shkruar Bartra pas gjetjes së tifozes.
(Tifozja e Dortmund në mes të atyre të Schalke 04)
(Marc Bartra kërkoi mbështetjen e tifozëve)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com