Foto/Tirana refuzon terminatorin e
kalamajve,PD humb në njësinë 4

Foto/Tirana refuzon terminatorin e<br />kalamajve,PD humb në njësinë 4
Një nga njësitë ku Partia Demokratike është “shkatërruar” keq në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25  qershorit është njësia 4 në kryeqytet, e cila përmbledh zonën e Bregun e Lumit, Kinostudion, Alliasin, dhe zonën pranë shkollës Bajram Curri.

Në këtë Njësi demokratët kanë shënuar një rekordet negative në këto zgjedhje, duke humbur afro 8 për qind të votave krahasuar me zgjedhjet e shkuara dhe duke e çuar diferencën me socialistët në 24 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e së dielës së shkuar PS ka arritur të marrë 52 për qind të votave ndërkohë që PD vetëm 28 për qind. Ndërkohë që katër vite më parë PS arriti të marrë vetëm 46 për qind të votave dhe PD 36 për qind. Pra siç shihet në vetëm 4 vite diferenca mes PS dhe PD është rritur nga 10 për qind në 2013 në 24 për qind në 2017.

Natyrisht që ky rezultat i atribuohet si punëve që Bashkia e Tiranës ka bërë në këtë njësi në këto dy vite, përfshi këtu rehabilitimin e Lumit Tirana, rikonstruksionin e çerdhe dhe kopshtet si dhe me rikualifikimin urban të disa lagjeve, ashtu edhe të kandidatit që PD ngarkoi për të kërkuar votën në këtë zonë, Gent Strazimiri. Duket se qytetarët, dhe në mënyrë të veçantë prindërit e kësaj zone, nuk ia kanë falur Strazimirit skenat me kobure në brez dhe përleshjet me policinë dhe punonjësit e bashkisë kur kërkonte të prishte këndin e lojërave për fëmijë në parkun e liqenit të Tiranës një vit më parë.

Gjatë fushatës elektorale kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i bëri thirrje disa herë PD-së që të mos ofendonte banorët e Njësisë Administrative Nr.4 në Tiranë duke i sjellë si kandidat për deputetë “terminatorin” që me kobure në brez kërkoi të prishë lodrat e fëmijëve. Madje ai deklaroi se Strazimirin do ta refuzonin edhe vet prindërit demokrat. Dhe rezultati i zgjedhjeve duket se i ka dhënë të drejtë.


[gallery]22851[/gallery]

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…