Trafik i dendur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, pjesë e segmetit Tiranë-Milot, ku radha e automjeteve arrin në disa kilometra. 
 
Siç duket edhe nga fotot e mbërritura në redaksinë e Report Tv, problematik duket segmenti nga Thumana e deri në afërsi të Fushë Krujës. Shkak për trafikun e rënduar është bërë fluksi i automjeteve që përshkojnë këtë segment. 

Fushë Krujë-Thumanë-Mamurras është pjesa më problematike e aksit rrugor Tiranë-Milot dhe bllokimi i saj nga trafiku ndodh prej vitesh, pavarësisht ndërhyrjeve që janë bërë për zgjerimin e rrugës. Mungesa e mbikalimeve dhe nënkalimeve bën që automjetet të krijojnë radhë të gjata në oraret e fluksit të lëvizjes.  

[gallery]24436[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com