Edhe kjo e dielë e ka gjetur rrugën e Rinasit me trafik të rënduar. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Shqiptarja.com në rrugën e Rinasit ka radhë kilometrike mjetesh, ndërsa qytetarët janë të detyruar të presin gjatë për të mbërritur deri në aeroport.

Për shkak edhe të fundjavës dhe numrit të lartë të qytetarëve që zgjedhin ta kalojnë në bregdet është bllokuar qarkullimi edhe në autostradën Tiranë-Durrës. Edhe autostrada e Elbasanit ka pasur trafik, për këtë është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të menaxhuar situatën. Fluksi i qytetarëve që shkojnë drejt jugut apo Pogradecit e Korçës kanë shkaktuar ngarkesë në qarkullimin e automjeteve.

Problemet kanë nisur teksa kur sezoni nuk ka shënuar ende pikun e tij. Për të shmangur bllokimin në një kohë kur pritet rekord turistësh policia rrugore thotë se do të ketë efektivë në pikat tradicionale të trafikut, por do të përdoren edhe dronë për të ndërhyrë ku ka bllokim