Tim Buchanan, një 54-vjeçar, pësoi sulm në zemër duke vallëzuar me vajzën e tij në dasmën që u mbajt në Kosta Rika. Lajmin për largimin nga jeta e ka bërë të ditur nëna e nuses në një postim prekës në Facebook, duke renditur gjithçka që ka bërë përkrahë bashkëshortit të saj.
“Ju nuk e dini se kur do të jetë momenti i fundit, në u njohëm së bashku, jetuam dhe rritëm katër fëmijë”, kështu e nis rrëfimin e saj në Facebook nëna e nuses. Më pas ajo tregon se 54-vjeçari vdiq në dasmën e vajzës teksa ka qenë duke kërcyer.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)