Kapet nga policia greke një prej tre shqiptarëve të cilët u arratisën nga burgu i Athinës mesnatën e kaluar. Mediat greke Zougla.gr ka publikuar dhe inicialet e tre shqiptarëve, të cilët janë M.F, Z.A dhe B.K, ky i fundit u arrestua. B.K ka qenë dënuar me burgim të përjetshëm për trafik narkotikësh. Shqiptari u kap në Menidi, një lagje periferike e Athinës, pranë një kampi romësh.

Dy shqiptarët e tjerë që mbeten në arrati janë edhe ata me dënime të rënda nga drejtësia greke. Njëri është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ndërsa tjetri është dënuar me 10-12 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërsa vijon të jetë gjithashtu në kërkim gjeorgjiani i cili u arratis sëbashku me shqiptarët.

3 shqiptaret
(Fotot e tre shqiptarëve të arratisur nga burgu grek)

Tre shqiptarët e dënuar u arratisën në mënyrë spektakolare gjatë natës, nga qelia e izolimit e gjykatës së Athinës dhe u zhdukën në drejtim të paditur. Bashkë me ta u arratis edhe një shtetas gjeorgjian, i cili nuk arriti të largohet shumë dhe u kap në oborrin e gjykatës, ku ishte fshehur në errësirë. Të arratisurit kishin me vete një limë, me të cilën ata prenë hekurat e qelisë, që ndodhej në katin e dytë. Më pas ata zbritën, duke përdorur çarçafët që ishin në shtretërit e tyre.

Fillimisht mediat greke raportuan se ata po mbaheshin në izolim, në pritje që të dërgoheshin në burgjet e vendit. Gjatë ditës së sotme do të do të duhej të paraqiteshin para trupit gjykues që do të shqyrtonte akuzat kundër tyre. Shqiptarët e arratisur akuzohen për vepra që kanë të bëjnë me lëndët narkotike dhe për vrasje. Aktialisht policia greke vijon kërkimin, për kapjen e dy shqiptarëve të tjerë të cilët vijojnë të jenë ende në arrati.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com