Personi që shihni në foton më lart është Fatjon Doda, 22 vjeç nga fshati Shëndëlli në Konispol, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej një muaji.

Motra e të riut, 27-vjeçarja me inicialet M.Gj denoncoi dy ditë më parë zhdukjen e të vëllait, teksa deklaroi në polici se ai ishte larguar nga banesa më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Nuk ka informacion mbi fatin e të riut, ndërsa policia ka nisur kërkimet.