Konflikti midis vëllezërve Vehap dhe Lulëzim Cami, të cilët nuk jetojnë më, nisi për shkak të një prone në fshatin e lindjen, në Tërbaç të Bulqizës. Komunikimi nuk mjaftoi që të dy vëllezërit, përkatësisht 63 dhe 68 vjeç, të kalonin problemin. Burime pranë Komisariatit nr. 4 në Tiranë, të cilët po hetojnë në mënyrë shteruese ngjarjen e rëndë, pas vrasjes së Lulëzim Camit dhe më pas të vetes nga Vehap Cami, i thanë Report Tv se tentativa për shitur pronën që dy vëllezërit e kishin të përbashkët në fshatin e lindjes, që e kishin lënë prej shumë vitesh, ishte mollë sherri konflikti në mënyrë të vazhduar.

Viktima Lulëzim Cami nuk pranonte të firmoste për shitjen e kësaj prone, ndërsa vëllai që i mori jetën me tek plumb insistonte për të kundërtën. Vehap Cami, ditën e djeshme i ka shkuar për vizitë në banesë dhe Lulëzimi ka menduar se ishte vizitë normale mes njëri-tjetrit për Vitin e Ri. Në një moment kur kanë qenë vetëm, pasi të dy po pinin kafenë e përgatitur nga nusja e djalit të Lulëzimit, Vehapi ka nxjerr armën dhe e ka qëlluan me një plumb në kokë të vëllain. Nga mënyra se si është gjetur viktima nga policia, mendohet se nuk ka pasur konflikt verbal me të dyve.

Menjëherë më pas 63-vjeçari ka qëlluar gjithashtu në kokë edhe veten e tij me pistoletë TT, të cilën e kishte pa leje.

Ndërkohë, Report Tv ka mundur të siguroj foto të dy vëllezërve, të cilët këtë të premte u përcollën për në banesën e fundit. Në njërën prej tyre ata janë bashkë. Të dy vëllezërit Cami, me origjinë nga Tërbaçi i Bulqizës, pas viteve '90 ishin shpërngulur në Tiranë. Vehap Cami jetonte në zonën e Lundrës, ndërsa Lulëzim Cami deri para 2 vitesh jetonte në zonën e “5 Majit”, por për shkak të rikualifikimit urban të zonës, shtëpia e tyre u prish dhe jetonin me qira në rrugën “Xhon Belushi” në Fresk.

Vehap Cami