Një rast torture nga forcat izraelite është regjistruar nga kamerat në Cisjordani.

Në pamjet të cilat nga dita e djeshme janë bërë virale në mediat ndërkombëtare duket se si ushtria izraelite kanë lidhur në kofanon e automjetit ushtarak një palestinez të plagosur, i quajtur Mujahed Azmi.

Sipas ushtrisë izraelite, Azmi kishte qëlluar me armë zjarri kundrejt ushtarëve dhe këta të fundit e kishin plagosur dhe më pas marrë me vete.

Ndërsa sipas Al Jazeera, kur familja kërkoi një ambulancë, ushtarakët morën Azmiun, e lidhën në kofanon e makinës së tyre dhe u larguan.

Abdulraouf Mustafa, shoferi i ambulancës, tha se ushtarët izraelitë refuzuan t'ua dorëzonin Azmin.

1719160336_izrael.jpg