Ndërron jetë në rrethana misterioze në Hungari ish-drejtori i Mjedisit në Korçë, Aleksandër Çela.
 
Ai ishte arrestuar para dy javësh në Hungari me akuzën e trafikut të klandestinëve, ndërsa burime për Report Tv thonë se Aleksandër Çela ka ndërruar jetë në burg.
 
Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë vdekjen e Çelës, ndërsa ka dyshime nëse ka vrarë veten apo e kanë vrarë në burg.
 
Pritet që trupi të transportohet në shtetin shqiptar për të kryer ceremoninë mortore në qytetin e Korçës. 

Aleksandër Çela ishte ndaluar edhe më parë në Itali në maj të 2016 për trafik klandestinësh nga Siria.

Aleksandër Çela ka qenë kandidat nga PS në vitin 2011 për Komunën e Dardhas në rrethin e Pogradecit, në vitin 2013 u emërua drejtor i Mjedisit në Korçë, ndërsa në 2015 u fut në Këshillin Bashkiak Pogradec.

aleksander
Viktima Aleksandër Çela 

dy.b/shqiptarja.com