Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur mesditën e sotme në autostradën Nish-Shkup, ku humbën jetën dy politikanë serbë nga Kosova.

Mediat serbe kanë publikuar pamjet e rënda të aksidentit, ku shihen trupat e pajetë të kryetarit të komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiç, dhe kryetarit të Kuvendit komunal, Sasha Aleksiç. 

Sipas medieve serbe, aksidenti ka ndodhur kur makina “Toyota Landkruiser”, që ka qenë duke lëvizur nga Shkupi në Nish, ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë plagosur dhe bashkëshortja e kryetarit, Vesna Mikiç, dhe kryetarja e Departamentit të Arsimit dhe Shëndetit, Davor Petkoviç. 

aksidenti politikanet
(Pamje të rënda nga aksidenti)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com