Dy shqiptarët e depërtuar për terrorizëm nga Italia dyshoheshin për lidhje me luftëtarët e ISIS, kjo vërtetohet lehtësisht edhe nga rrjetet e tyre sociale. Pas disa verifikimeve duket qartë në “Facebook” dy shqiptarët publikonin dokumente anti-perëndimore dhe antisemitiste të cilat përputheshin edhe me aktet terroriste që tronditën Europën, ata shkruanin “Atentatet merren përsipër nga Shteti Islamik”.

Kjo gjë nuk u ka shpëtuar dot autoriteteve të anti-terrorizmit në Itali, gjë e cila solli vëzhgimin e tyre deri në momentin e mbledhjes së provave të mjaftueshme për të marrë vendimin e depërtimit. Në Facebook janë ende të publikuar fotot e dy të rinjve shqiptar me armë t[ tipit "Kallashnikov" të shoqëruara me shkrime kundër perëndimit dhe përkrahjen e ISIS.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre policia sekuestroj laptopët dhe celularët që përdoreshin për të komunikuar me rrjetin e ISIS, hetimet do të zbardhin detaje të reja për anëtarë të tjerë të rrjetit.

Dy shqiptarët u shoqëruan nga policia italiane nga Bari dhe iu dorëzuan autoriteteve shqiptare të anti-terrorizmit. Janë marrë në pyetje edhe nga specialistët e anti-terrorizmit në Shqipëri. Por emri dhe mosha e tyre ende nuk janë publikuar për arsye hetimi.

[gallery]25055[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com