Foto Video / Vjeshta nis furishëm
Tirana 'goditet' nga stuhi shiu e rrufe

Foto Video / Vjeshta nis furishëm<br />Tirana 'goditet' nga stuhi shiu e rrufe

Kryeqyteti është goditur mbrëmë nga një stuhi e fuqishme me shi të dendur dhe rrufe të cilat kanë sjellë një përkeqësim të situatës meteorologjike.

Gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur stuhi rrufesh dhe reshje të dendura që nga ora 23:00 e së dielës deri në orët e para të mëngjesit të së hënës, konkretisht deri në 02:30 minuta.

Nga përkeqësimi i motit, në orën 01:30 ka pasur një shpërthim nga zona e malit të Dajtit në një kohë kur binin rrufetë  dhe kjo mund të lidhet me ndonjë goditje prej tyre të ndonjë shtylle elektrike ose transformatori të energjisë.

Ndërkohë, rreth orës 04:00 (19 shtator) situata meterologjike është përmirësuar dhe reshjet e shiut janë ndërprerë.

stuhi dhe rrufe tirane
stuhi dhe rrufe tirane
rrufe tirane
stuhi dhe rrufe tirane
(Rrufete gjate nates ne Tirane, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera..


stuhi dhe rrufe tirane
(Gjate stuhise se rrufeve, nje shperthim me nje drite flash portokalli ndodh ne zonen e Malit te Dajtit, nje rrufe qe mund te kete goditur ndonje shtylle elektrike ose transformator)


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Sa sheqer duhet të konsumoni çdo ditë sipas moshës suaj

Sa sheqer duhet të konsumoni çdo ditë sipas moshës suaj