Nikolla ka shkuar sot ne Radomirë, fshat në Kalanë e Dodës. Arsyeja e vajtjes së saj ka qenë shumë fisnike. Një vajzë 15 vjeçe, e paralizuar, jeton në atë fshat dhe merr mësim nga një mësues i posacëm që është vënë në dispozicion nga shteti shqiptar. Mësuesi shkon përditë në shtëpinë e 15-vjeçares dhe ajo po merr mësim si gjithë të tjerët.
Vajza me inicialet F.M është vizituar dhe surprizuar sot nga ministrja bashkë me mësuesin e saj. Nikolla i ka dhuruar asaj disa libra, pasi 15 vjeçarja e adhuron leximin. Rrugën për në fshat mësuesi dhe ministrja e bënë këmbë, siç e bën mësuesi çdo ditë./Lexo.al
dy.b/shqiptarja.com