FOTO/Vlorë, zbulohen gurë varresh
të ushtarëve italianë të rënë në 1917

FOTO/Vlorë, zbulohen gurë varresh<br />të ushtarëve italianë të rënë në 1917
VLORE- Artan Shkreli, këshilltar i kryeministrit Edi Rama për Trashëgiminë Kulturore, shkruan në faqen e tij të Facebook se në Vlorë janë bërë disa zbulime të rëndësishme. 

Shkreli ka postuar foto të disa pllakatave guri të cilat sipas tij i përkasin varreve të ushtarëve italianë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore. 

Ai thotë se gurët do të ekspozohen në një vend të përshtatshëm në qytetin bregdetar. Gurët kanë mbishkrime, por janë të palexueshëm, ndërsa mendohet se mund të jenë emrat e ushtarëve. 

[gallery]22356[/gallery]

VLORE
(Postimi i Shkrelit në Facebook)

“V L O R Ë - V A L O N A - maj 2017. Një  pjesë gjenden në breg, e një pjesë në cektinën e parë të detit... por tashmë janë thuajse të palexueshem.

Gurë Varresh të ushtarëve italianë rënë në "vitet e mbrapshta" 1917-1918 në këtë pjesë të Shqipërisë. Përsa mundem po i mbledhim e më pas do i depozitojme apo ekspozojme diku. Janë të gjitha pjesë e historisë së vendit”,
shkruan Shkreli.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar