Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në "Unazën e Madhe" në afërsi të vendit të quajtur "Kodra e Diellit".

Në aksident janë përfshirë një automjet tip "Ford" dhe një BMW X6 të cilët edhe pse udhëtonin në të njëjtin sens rruge, kanë goditur njëri-tjetrin. Pas përplasjes, mjeti "Ford" ka goditur edhe trafikndarësen e rrugës. Policia bën të ditur se drejtuesi i mjetit në makinën "Ford" ka marrë plagë të rënda në kokë nga përplasja e fortë. Ai është dërguar në drejtim të QSUT ku mësohet se ndodhet në kujdes intensiv të mjekëve. 

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë e automjeteve dhe lagështia në rrugë.  

aksident te kodrat e diellit
aksident te kodrat e diellit
(Në foto Unaza e Madhe e Tiranës ku ndodhi aksidenti sot)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com