Foto/Zbulohet dyfeku 200-vjeçar i Ali
Pashës, shkon në Muzeun e Janinës

Foto/Zbulohet dyfeku 200-vjeçar i Ali<br />Pashës, shkon në Muzeun e Janinës
TIRANE - Deputeti i PS-së, Fatmir Toçi deklaron se është gjendur dyfeku 200-vjeçar i Ali Pashë Tepelenës, që daton në vitin 1804.

Duke e vlerësuar si një ngjarje historike Toçi nuk e ka bërë publike foton e kësaj relikeje, por rrëfen me hollësi pamjen e armës. “I punuar i tëri me ar dhe argjend dhe daton në vitin 1804, kur Ali Pashai ishte 64 vjeç...”, shkruan Toçi duke u shprehur me tej se “Një relike e çmuar historike dhe autentike do t’i shtohet Muzeut të Ali Pashë Tepelenës në Ishullin e Liqenit të Janinës. Bëhet fjalë për një dyfek prej ari e argjendi që e ka përdorur Ali Pashë Tepelena në të gjallë të tij.

Objekti, i cili daton i stampuar në qytën e armës në vitin 1804 është në gjendje shumë të mirë dhe konsiderohet një ngjarje historike duke ditur veprimtarinë intensive dhe rëndësinë që ka figura e Ali Pashë Tepelenës për kohën kur jetoi.”.

Deputeti Fatmir Toçi rrëfen se dyfeku ishte në pronësi të një familjeje nga Janina që zbriti në Athinë në vitet ‘30 të shekullit të kaluar.

 “Paraardhesit e kesaj familjeje, sipas drejtuesve te Muzeut, kishin lidhje me oborrin e Ali Pashës dhe me vullnetin e tyre ja kanë dorëzuar Muzeut të Ali Pashës, i cili ndodhet në ishullin e Liqenit të Janinës, pikërisht në shtëpinë e tij, ku u vra nga turqit dhe ata që e tradhëtuan më 24 janar të vitit 1822, në moshën 82 - vjeçare.”, shkruan ai, duke njoftuar ndër të tjera edhe destinacionin e kësja relikeje historike.

“Me këtë rast, Muzeu i Ali Pashes në ishullin e Janinës, në bashkëpunim me autotitetet lokale te qytetit, organizojnë një ceremoni, ditën e shtunë, më 24 nëntor, ora 11.30, në shtëpinë Muze’ të Pashait të madh në ishullin e Liqenit te Janines.”, deklaron Fatmir Toçi. 

dyfeku ali pashes

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve