Euro2024/ Zhongleri Fabian Duro mahnit tifozët skocezë në Gjermani (VIDEO)

Pak para fillimit të Kampionatit Evropian 2024, zhongleri i njohur shqiptar Fabian Duro, mahniti tifozët skocezë duke zhongluar topin e futbollit në stile të ndryshme.

Duro performoi para tifozëve skocezë pak para fillimit të ndeshjes hapëse së evropianit, Gjermani-Skoci.

Emri i Duros u trumbetua në mediat shqiptare por edhe botërore në vitin 2016, kur ai mahniti lojtarët e Bayern Munih-ut, me talentin e tij në zhonglimin e topit.

Ai ishte duke performuar në qendrën e Munihut, kur tërhoqi vëmendjen e ndihmës-trajnerit të Bayern Munih-ut asokohe, Paul Clement.

Ky i fundit ftoi shqiptarin të japë një shfaqje për ekipin e Bayern. Duro u përgëzua për talentin e tij nga lojtarët e Bayern pas një shfaqje 3-minutëshe.

 

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, të mërkurën 7 të pandehurit njihen me masat në GJKKO! SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e tyre

Skandali te Onkologjiku, të mërkurën 7 të pandehurit njihen me masat në GJKKO! SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e tyre