Lideri i opozitës maqedonase, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, është shfaqur në një miting të forcës së tij politike, me plis në kokë.
 
Dalja e tij përkon me Ditën e Flamurit të Shqipërisë, festën kombëtare të shqiptarëve.
 
Në tekstin e shkruar dhe të shpërndarë në shumë portale theksohet se Zaev është një nga politikanët që po angazhohet për federalizimin dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
 
Përsa në këtë shkrim thuhet se Zaev ka hapur “Kutinë e Pandorës”, duke i hapur një derë Shqipërisë së Madhe, apo kantonizimit të Maqedonisë.
 
Mediat e vendit fqinj përmendin veçanërisht takimin në kryeqytetin e Shqipërisë të kryetarëve të komunave shqiptare në Ballkan, në organizim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

zoran zaev
(Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë mitingut)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com