Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix, ka publikuar disa foto ekskluzive, të një grupi të rinjsh në Shkodër që pozon i armatosur.
Të rinjtë që shihni në këto foto, ka thënë gazetari janë të armatosur dhe deri në momentin kur ka ndërhyrë RENEA, situata në këtë qytet ka qenë e agravuar.
Grupi i të rinjve i armatosur në Shkodër
Është një foto nga Shkodra ku 5 të rinj të armatosur pozojnë me armë dhe kallashnikovë, mp5. Situata në Shkodër deri kur hyri RENEA ishte tejet e agravuar. Duhej ndërhyrë edhe më herët, ke të bësh me grupe të tilla. Policia ndërhyri në zona më të vështira si Kiras dhe Dobraç, dhe dha mesazhin kush është zoti i territorit. Por të tilla grupe, policia ka informacion kush janë. Po përballemi me një situate të tillë. Ka disa tentativa në Elbasan nga policia për të goditur klanin Cela dhe Çapja, por nuk ka patur rezultat. Policitë vendore veprojnë në nivele të tilla, që të përballesh me të tilla grupe duhen kapacitete, jo vetëm me burime njerëzore.
Artan Hoxha, gazetar i Report Tv
ku grup e ka vendin pas grilave per ni koh te gjak,nuk esht SHQIPERIA e 97 kjo me u armatosur populli si ne afganistan....shteti duhet te veproj shpejt e sakt....per ti eliminuar keto dukje te keqija niher e mir....
PërgjigjuPo videon ku kercenohen me jete autoritetet nese ndonje anetar i grupit arrestohet pse nuk e publikon Zoti Hoxha??!!
PërgjigjuTi gezoje dhe ti rrojne ministrit Xhafa!-si e gjeti policine dhe ku po e con!?!?!?cfar policie eshte kjo kur nuk perdor armen as per vetembrojtje e jo me te arrestoje keqberesit???
Përgjigju