

REPORT TV siguron foton ekskluzive të Eldi Çalës i cili është në kërkim nga policia për grabitjen në aeroportin e Rinasit. Në servisin e tij dyshohet se u modifikua furgoni i grabitjes me mbishkrimin "Hetimi Tatimor". Ky i fundit sipas burimeve për Report Tv u shoqërua dje në polici, dhe pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë.
E ndërsa sot Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të tij, gazetari Aldo Kozarja raporton se ai është në kërkim. Mbetet mister fakti pse u lirua pas shoqërimit dhe sot është shpallur sërish në kërkim. Eldi Çala është vëllai i Klement Çalës, person në kërkim dhe i dyshuar të ketë qenë krahu i djathtë i Admir Muratajt. Të dy së bashku, ata janë autorë të disa grabitjeve të mëparshme në Greqi dhe në Shqipëri
Lajmi kryesor:
Ish-imami i arrestuar për terrorizëm nga amerikanët në Afganistan, një nga grabitësit e eurove në Rinas (Detajet+FOTO)











