Një adoleshent shqiptar është raportuar i zhdukur prej 20 ditësh në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Eduart Deda, i cili kishte shkuar si emigrant në Angli dhe banonte në Worthing.
Mediat britanike raportojnë se i riu është parë për herë të fundit mbrëmjen e 29 majit. Policia është vënë në kërkim të adoleshentit, ndërsa sqaron se ai është i gjatë 1.72 m, i dobët dhe me një shenjë në dorën e majtë.
Bëhet e ditur se shqiptari flet anglisht me dialekt, ndërsa herën e fudit ai është shfaqur me një triko të zezë me zinxhirë, bluzë të bardhe dhe xhinse. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të riut shqiptar.
Komento
Komente










me ndihmen e Zotit ai eshte shendosh e mire tek ndonje i aferm apo shok. Thjeshte nuk ka dashur te rrije ne familje britanike
Përgjigju