Kryeministri Edi Rama riktheu në vëmendje zhvillimet e javës që lamë pas, duke publikuar në Facebook një fotogaleri me momente nga angazhimet e tij në Kosovë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Në album përfshihen pamje nga mbledhja e parë e Bordit të Paqes në Washington ku u takua me presidentin Donald Trump, vizita në Prishtinë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ku u takua me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, si dhe nga leksioni i hapur me studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe takimi me nxënës të Gjimnazit “Sami Frashëri”.

Më herët gjatë së dielës, kryeministri Edi Rama e cilësoi vizitën e tij në Washington për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes si momentin më të veçantë të javës. Ai tha se Shqipëria u ul me krenari si anëtare themeluese në një tryezë që, sipas tij, hap një kapitull të ri në arkitekturën globale. 

 

U.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 08:56

    A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?